Momente paniku kanë jetuar banorët e pallatit poshtë të cilit ishte byrektorja që u shkatërrua mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i bombolës së gazit. Një nga dëshmitarët e ngjarjes, banor në apartamentin në Yzberisht, sipër byrektores, ka treguar për gazetaren e “Panorama” se shpërthimi ishte shumë i fortë, kurse momentet kur kanë zbritur dhe kanë gjetur mes rrënojave pronaren dhe dy punonjëset ishin të dhimbshme.
“Shpërthimi ishte i fuqishëm sa u drodh edhe pallati. Kur erdhën këtu poshtë e gjetëm pronaren e dyqanit poshtë rrënojave, e kishte zënë soba poshtë. Muri i banjës është shembur i gjithi, ka rënë në tokë. Tre gra ndodheshin brenda momentin e shpërthimit, por më rëndë është pronarja. Kishte marrë dëmtime në pjesën e kokës dhe filloi të ënjtej që këtu. Në spital po kryejnë të gjitha procedurat për të, pasi rrezikshmëri janë dëmtimet që ajo kishte marrë në kokë” – ka thënë ai.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post