Një operacion i gjërë është finalizuar ditën e djeshme, por që ka vazhduar edhe sot me arrestime dhe shoqërime. Shkon në 31 numri i personave të arrestuar të akuzuar pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Tiranë.
Në një konferencë për shtyp lajmin e bën me dije dhe zbardh detajet drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj.
“Prokuroria ka filluar një hetim pas tërmetit të 26 nëntorit duke u munduar të nxjerrë në pah shkeljet e ndërtuesve që sollën disa ndërtime dhe banesa të pabanueshme. Kemi arritur të evidentojmë disa banesa dhe ndërtesa të shpallura të panueshme. Janë rreth 25 institucione dhe qindra 125 pallate dhe rreth 200 banesa private. Janë identifikuar autorët, deri më tani numri ka shkuar në 31”, u shpreh Imeraj.
Diskutime rreth kësaj post