Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale gazetari Artan Hoxha komentoi marrëveshjen mes opozitës dhe maxhorancës për Reformën Zgjedhore. Ai me ironi shkruante se kjo marrëveshje erdhi pikërisht një ditë pasi Gjykata pushoi çështjen e Bashës, i cili rrezikonte të dënohej deri në 7 vite burg.
“Ja pra qe krisma nuk ka patur!!! Edhe nese keni degjuar te shtena, ato kane qene diku larg Si i tha krajli Serbise, Hamza Kastriotit, “Dhe cakejt nder male do te qeshin me ju”… Ne fund te fundit kaq ishte. Dje gjykata pushoi gjykimin per 650 mije dollaret e “ndershem”, qe me shume se sa Bashen, shpetuan nga sikleti Ramen. Sot u realizua takimi i shume pritur(se kuptoj xhanem pse humben kohe nje vit duke djegur dhe mandatet e shkuara dem, kur kete takimin e kuartetit mund ta benin kur tu donte kokrra e qejfit)…Jeta vazhdon. Hajde dhe nje duhet se u mbush autobuzi i radhes per Gjermani…”, shkruante dje Hoxha.
Pikërisht në këtë postim ka komentuar edhe një qytetar, i cili me ironi e pyet se sa e kishte numrin dosja e Bashës. Ndërsa Hoxha i përgjigjet menjëherë, komentuesi shkruan se nqs nuk e dinte ai do të pyeste gazetaren Klodiana Lala.
Hoxha nuk është mjaftuar me kaq, por me ironi ka thumbuar edhe ish-deputetin Mark Marku, i cili iu kanos me shishe ish-deputetes Mesila Dodës.
“Në fakt duhet të pyesësh profesorin nevrik që do godiste me shishe qelqi, tani i ka mbetur vetëm shishja në dorë”, shkruan Hoxha me ironi.
Diskutime rreth kësaj post