Deputetja Rudina Hajdari, e cila përfaqësonte opozitën për reformën zgjedhor tha se takimi i djeshëm ishte momenti i saj më i rëndësishëm për të dhënë një mesazh tek gratë shqiptare.
Hajdari shkruan:
“Deri më sot shumë pak gra në politikë kanë qenë prezent në marrëveshje politike madhore. Për mua ky moment është i rëndësishëm për çdo grua dhe vajzë që më shikon. Është një moment i rëndësishëm për të dhënë një mesazh se çdo nënë, çdo grua dhe vajzë se nuk kemi limite në shoqërinë tonë dhe se ne jemi të dretëpërdrejta dhe interesat tonë shkojnë përtej interesave të ngushta të pushtetit. Çdo grua që lufton në politikë në një mënyrë apo tjetër ka përgjegjësi për mesazhin që përçon ndaj çdo gruaje apo vajze në çdo cep të Shqipërisë për rolin e rëndësishëm që ajo ka në shoqëri .”
Diskutime rreth kësaj post