Sot marrëveshja për Reformën Zgjedhore uli opozitën përballë mazhorancës në një tryezë të përbashkët. Bundestagu me 9 kushtet e tij i detyronte të gjithë që reformën zgjedhore ta bëjnë së bashku me konsensus dhe këtu mori fund loja e përjashtimeve. Demokratët u ulën në tryezë me 3 kërkesa, ku bie në sy mungesa e lajtmotivit disamujor të protestave të tyre.
Kryeministri Edi Rama nuk iku, dhe demokratët u detyruan të pranojnë edhe bashkëkryetarin socialist të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri të cilët e akuzonin për shitblerje votash.
Demokratët refuzuan edhe ish-deputeten e tyre, pasi Rudina Hajdari refuzoi dorëzimin e mandatit, ndonëse ishte bashkëdrejtuese e komisionit të reformës. Sot Rudina Hajdari arriti ta ruante karrigen në tryezë por humbi sistemin zgjedhor, ndryshimin e të cilit e kishte kthyer në kalë beteje.
Diskutime rreth kësaj post