Dje Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për hetimet e lobimeve në SHBA, duke hedhur poshtë Departamentin Amerikan të Drejtësisë, FBI-në, dokumentet zyrtarë të SHBA-së për këtë çështje, duke mos e hetuar.
Deputeti socialist Taulant Balla ka publikuar një deklaratë të kryedemokratit Lulzim Basha në emisionin “Opinion”.
Ai sfidon Bashën dhe shkruan se hetimi i kësaj dosje është në interesin e vetë Partisë Demokratike.
Taulant Balla shkruan:
“DOSJA “BASHA-675mijë dollarë?”:
A i qëndron Lulzim Basha kësaj deklarate publike?
Kush janë mbi 100 “dashamirësit” që kanë paguar këto para?
Hetimi i plotë kësaj dosje të rëndë është në interesin e vetë Partisë Demokratike, emri i së cilës gjendet në dokumentat e deklaruara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë.”
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post