Pasi për muaj me radhë kishin vënë kushtin për dorëheqjen e kryeministrit Rama, Partia Demokratike ka bërë një lëvizje të madhe mbrapa duke pranuar të ulet në tryezën e reformës zgjedhore.
Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i fortë i koordinatorit të Bindjes Demokratike Astrit Patozi.
Patozi me nota të forta ironike poston foton e tryezës dhe shkruan se më në fund erdhi një lajm i shumëpritur, ai i dorëheqjes së kryeministrit Rama.
“Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…”
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post