“Ou- thotë- paske dhe tre fëmijë ti. Çfarë mund të pretendoj nga ai polici. Ai është një polic fodull…” Volejbollistja Silvana Bushati teksa ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “360 gradë” solli një rast personal, me djalin e saj të sëmurë dhe përballjen e një polici, që sipas saj ishte fodull.
Ajo u shpreh se polici i sipërmpërmendur i tregua arrogant, teksa Bushati po çonte djalin e sëmurë në spital, madje duke i thëne se paske 3 fëmijë.
“Një të dielë kisha djalin, vajzën mora dhe mbesën që të më shoqëronte dhe i nxora fëmijët e mi. Në lodrat djali u sëmur dhe kishte temperaturë 40 dhe po kthehesha për të çuar në spital. Nëse do merrja ambulancën do prisja dy orë aty.
Rrugës më ndalon një polic, djalin e kisha në vend të parë. Nuk thotë se çfarë halli ke që po ecën shpejt, thotë: Ti goce ça pozicioni pune ke? I them:
Kam djalin sëmurë do ta çoj në spital. Ou- thotë- paske dhe tre fëmijë ti. Çfarë mund të pretendoj nga ai polici. Ai është një polic fodull”, – u shpreh Silvana Bushati.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post