Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas publikimit të raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në të cilin parashikohej se në vitin 2100 Shqipëria do të mbetet me vetëm 512 mijë persona.
Meta shkruan në “Facebook” se “kambanat e alarmit po bien”, duke e cilësuar shpopullimin e Shqipërisë si rrezikun e vërtetë rus, dhe një ndër sfidat më madhore, që kërkon zgjidhje urgjente.
Kjo deklaratë e Metës nuk është pritur mirë nga ndjekësit e tij në rrjetin social, pasi ata shohin politikanët si fajtorët kryesorë të kësaj situate në të cilën ndodhet Shqipëria.
Një qytetar i përmendi videon e famshme që sipas tij dëshmon nivelin e lartë korruptiv të Ilir Metës.
Meta ndryshe nga herët e tjera që kujdesej qe të ruante vetëm komentet pozitive të tipit “suksese president”, këtë radhë komentet negative si duket kanë qenë të shumta.
Diskutime rreth kësaj post