Ish-ministri i Brendshëm Ylli Manjani shprehet se Shqipëria nuk është më një vend i sigurte. Sipas Manjanit siguria publike është tepër e dobët dhe vrasja është krimi më dominues sot.
Manjani shkruan:
“Vrasja është krimi më dominues sot. Për larje hesapesh apo nga trutë e shpërlarë, ska më rëndësi! Vrasja është krimi dominant me të cilin ka filluar ky vit.
Gruaja, nëna, babai, kushëriri, partneri apo rivali vriten si pa gjë të keq.
Pushka, thika, sopata e tashmë edhe snaiperi janë mjetet e zakonshme.
Rendi publik i kërcënuar rëndë. Siguria publike tepër e dobët.
Por çfarë thotë qeveria për këtë gjë?!
1. Kryeministri thotë se do bëjë një paketë për KÇK dhe për pastrimin e pareve. Punë paresh me një fjalë.
2. Ministri i Brendshëm do të bëjë një paketë gjobash për drejtuesit e mjeteve!! A thua se këto që janë në fuqi nuk mjaftojnë. Edhe ky punë paresh…
Kjo quhet devijim nga problemi dhe mos marrje përgjegjësish qeverisëse!
Njëkohësisht, gjuha shkon gjithnjë aty ku dhemb dhëmbi, te paret. Qeverisë i duhen pare të paguajë rrogat…
Ja pra që edhe vrasjet e kanë një çmim…!”.
Diskutime rreth kësaj post