Hakan Shukur shkroi historinë me Turqinë në vitin 2002, duke u renditur të tretët në Kupën e Botës. Ish-sulmuesi është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit turk, ndërkohë tashmë, në moshën 48-vjeçare, Hakan Shukur është katandisur si mos më keq. Shkak është bërë një konflik me presidentin Taip Erdogan. Ish-sulmuesi i Interit, Torinos, Parmës, e shumë skuadra të tjerë, i doli kundër liderit të Turqisë, dhe kjo gjë duke se i kushtoi shtrenjtë.
Ai tashmë ka emigruar në Amerikë, teksa punon si taksist. Në rrëfimin e tij prekës, legjenda e futbollit turk, tregon “masakrën” që i është bërë atij dhe familjes së tij nga Erdogan.
“Aktualisht jam duke jetuar në Uashington, punoj si taksist. Erdogan mori gjithçka nga unë. Mori të drejtën për të jetuar, punuar dhe shprehur mendimin në vendin tim. Dyqani i gruas sime u shkatërrua nga vandalët, fëmijët e mi bezdiseshin në rrugë. Kam marrë kërcënime pas intervistës që dhashë. Kur u largova në vitin 2015, burgosën babain tim dhe konfiskuan pasurinë time”
“Prindërit e mi janë të sëmurë me kancer dhe nuk mund të kthehem e t’i takoj. Kur isha anëtar i partisë së Erdogan, Turqia ishte një vend me standardet e Bashkimit Europian dhe kishte shumë financime. Por, politika e Erdogan ka bërë një hap pas dhe është kthyer drejt Lindjes së Mesme.
“Grushti i Shtetit në vitin 2016- Askush nuk ka qenë në gjendje të shpjegonte çfarë roli kisha unë. Kam bërë vetëm gjëra në përputhje me ligjin, nuk jam një terrorist apo tradhtar. Adhuroj flamurin dhe vendin tone”, – u shpreh Hakan Shukur.
Diskutime rreth kësaj post