Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka bërë një deklaratë të fortë, sot në studion e emisionit ‘Open’ , duke thënë se sipas informacioneve të tij 100% të sakta, Bashës i është pezulluar hyrja e përkohshme në SHBA 3 muaj më parë.
Spahiu tha se Basha u detyrua të anulojë në atë kohë si vizitën dhe axhendën në SHBA, si dhe prej 4 muajsh nuk ka shkuar më në SHBA.
Sipas Spahiut, presioni i brendshëm dhe i jashtëm që rëndon mbi Bashën e kanë detyruar atë të bëjë marrëveshje të fshehtë me Ramën.
“Ka dy ngjarje që kanë kaluar pa u vënë re, që kanë çuar në një marrëveshje me Ramën. Ka një pakt të ri. Tre muaj më parë Bashës i është pezulluar hyrja në SHBA. Lulzim Basha është në presion të brendshëm dhe të jashtëm. Tre muaj më parë përpara se të udhëtonte i është pezulluar hyrja e përkohëshme në SHBA dhe është detyruar ta anulojë të gjithë axhendën dhe vizitën e tij. I kam 100% këto informacione të sigurta dhe PD të sqarojë pse Basha pas 4 muajsh nuk ka shkuar në SHBA”, deklaroi Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post