Përveçse vendosjes së gjuhës greke mbi atë shqipe në tabelat orientuese, në fshatrat me minoritet greke duket se ka filluar edhe refuzimi i gjuhës shqipe. Bëhet fjalë për fshatin Derviçan, pjesë e Njësisë Administrative Dropull i Poshtëm.
Në një reportazh që ka zhvilluar “Top Channel” në këtë fshat, banorët refuzojnë të flasin shqip, ndonëse dinë.
Ata përshëndesin dhe komunikojmë vetëm në gjuhën greke, ndërsa pati dhe nga ata banorë që bënë sjellje të pahijshme ndaj gazetares Inisa Agolli, duke e ofenduar apo duke u treguar “të pakulturuar” me sjelljen e tyre.
Edhe disa banorë që pranuan të intervistoheshin në shqip, nuk treguan arsyet e vërteta se pse flasin vetëm greqisht në një vend që i përket territorit të Republikës së Shqipërisë.
Mjafton këtu të përmendin faktin, që shumica dërrmuese e minoriteritetit shqiptar në Greqi flasin, komunikojnë dhe shkollohen vetëm në gjuhën greke, pasi atje nuk ka asnjë shkollë shqipe. Ndërsa në fshatrat shqiptarë, të banuar nga minoriteti grek, fëmijët mund të mësojnë në gjuhën greke.
Aty jeton një komunitet i pakicës me etni greke dhe ajo çka do të shohim në “Fshatrat e Shqipërisë” janë format e tyre të organizimit të jetesës. Por përse aty nuk flitet gjuha shqipe? Përse refuzohet? Nuk dinë apo nuk duan? Përse ata pak banorë që zgjodhën të këmbenin dy fjalë e ndaluan intervistën? A ndjehen të kërcënuar? Nga kush?
Megjithatë, edhe pse të kursyer dhe jo të hapur në komunikim në këtë episod mund të shihni kishëzat, sokakët, zakonet dhe të njiheni me historinë e këtij fshati në tokën shqiptare.
Por edhe pse banorë të vështirë dhe aspak depërtues, aty do të vëmë re se ka ende jetë dhe kode komunikimi.
Ja ku po zhvendosemi të zbulojmë në një komunikim disi të largët, disa nga mundësitë per të pasqyruar koloritin e një fshati në ngjyrë pasiqë prej andejmi kanë dalë dhe piktorë kontributin e të cilëve do e shohim dhe në kishën fare pranë qendrës dhe kjo ka një domethënie të madhe për ta shpjeguar këtë shtresë disi mistike e të mbyllur të këtij fshati në Dropull.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post