Në Shqipëri, të gjithë duan të sigurohen se sa mund të zgjasin lëkundjet e tokës pas tërmetit të frikshëm të 26 nëntorit. Por nuk ka asnjë shkencë ekzakte që mund ta llogarisë saktë këtë. Fatkeqësisht, paslëkundjet e një tërmeti mund të zgjasin disa ditë, disa muaj apo mbase disa vite, sipas ekspertëve.
Kujtojmë këtu një tërmet goditi në Techahapi të Kalifornisë, paslëkundjet e tij zgjatën plot 40 vjet. Ndërsa paslëkundjet e tërmetit 7.3 që goditi Landersin, po në Kaliforni në vitin 1992, vazhdojnë ende. Sipas ekspertëve, sa më i fortë të jetë tërmeti, aq më shumë zgjasin goditjet pasuese. Megjithatë, në rastin e lëkundje se fundit të dhunshme të tokës në Kaliforni, ata nuk parashikuan që të kishte një tjetër tërmet më të fortë, pavarësisht frikës që ngjallën paslëkundjet, me argumentin se intervalet mes dy tërmeteve të mëdha zgjasin në kohë.
Diskutime rreth kësaj post