Mëngjesi i ditës së sotme ka gjetur të zbardhuar nga dëbora, pjesën më të madhe të zonës malore në Juglindje të vendit, kryesisht Korçë-Kolonjë.
Rreshjet më të mëdha kanë përfshirë kryesisht Dardhën, Voskopojën, Vithkuqin, por dhe zona të tjera malore të Qarkut Korçë. E njëjta situatë është, edhe në Kolonjë dhe Devoll.
Por pavarësisht se reshjet kanë qenë intesive, rrugët e fshatrave turistik Dardhë dhe Voskopojë janë të kalueshme për automjetet, ndërsa ndër sa akset rurale janë të qarkullueshme vetëm me zinxhirë.
Diskutime rreth kësaj post