Ndërsa politika është përfshirë në debate për reformëm zgjedhore, për politologun Afrim Krasniqi sistemi aktual që aplikohet për të zgjedhur Parlamentin nuk siguron përfaqësim të vullnetit të popullit. Sipas Krasniqit, mbyllja e debatit nga PD për ndryshimin e sistemit zgjedhor fsheh një marrëveshje të bërë mes Bashës dhe Kryemadhit. Ndërkohë, ai thotë se në zgjedhjet e ardhshme, PS nuk siguron dot 71 mandate.
Formula aktuale e zgjedhjes së Parlamentit nuk siguron as përfaqësim dhe as stabilitetet politik, thotë politologu Afrim Krasniqi.
“Sistemet zgjedh re do të duhet të kenë dy efekte; së parti të përfaqësojnë përfaqësim sa më demokratik dhe të na stabilizojnë stabilitet në qeverisje. sistemi aktual nuk i plotëson këto dy standade. Fakti që palët i rikthehen firmulës së vjetër dhe kërkojnë mosndryshimin e sistemit nuk lidhet me idenë e përfaqëismit por të kontiollit të partive politikë nga liderët politikë”, u shpreh Krasniqi.
Debati mbi sistemin zgjedhor këtë herë nisi pasi PD dhe aleatët e saj vendosën që kjo temë të jetë objekt diskutimi në një moment të dytë, ndërsa fuqitë të përqendrohen të heqja e instumenteve, sipas tyre, që ka qeveria për të vjedhur vota. Politologu Krasniqi mendon se vendimi nuk ka të bëjë me proritetet e shprehura nga opozita në raport me reformën.
“Opozita është në dy dilemma paralele, “a do të shkojë tek qytetarët për të reformuar sistemin për qytetarët, për demokracinë, apo do të mbyllë atë që quhet pazare me aleatët politikë, sidomos me LSI. Siç duket interesi kryesor i tyre aktualisht është të mbyllë pazaret.”
Ndyshe nga sa e ka shprehur PS, eksperti i çështjeve zgjedhore, shprehet se Partia Socialiste është në disfavor nga sistemi aktual.
“Partia Socialiste me këtë sistem nuk siguron 71 mandate, kështu që nuk arrin të sigurojë mazhorancën e vetme për shkak se është partia e parë politike deri më sot që qeveris pa aleatë. Në këtë mënyrë ajo do të jetë gjithmonë e detyruar për vota të tjera dhe në aspektin afatgjatë nuk i intereson ky sistem”, shprehet ai.
Me ndryshimin e sistemit në 2008 nga një marrëveshje mes Berishës e Ramës u pretendua rritja e cilësisë së përfaqësuesve në Parlment. Sipas Krasniqit ajo që ka ndodhur është e kundërta.
“Sistemi me lista të mbyllura është bërë në vitin 2008 me një premtim, që do të fusim elitat në Parlament. Çdo shqiptar që pyet sot, përfshirë edhe kryetarët e partive e dinë që parlamentet pas vitit 2008 kanë rënë aq shumë sa aktualisht kemi cilësinë më të ulët të përfaqëismit parlamentar”.
Cili do të ishte sistemi më i mirë për tu aplikuar në Shqipëri?
“Mund të kishte korrektim brenda sistemit aktual, duke bërë lista të hapura apo forma të tjera brenda partive ose mund të shkonim tek ish-formua e vitit 1992 që ka qenë formua më e mirë e Shqipërisë së tranzicionit”, tha më tej ai.
Siç të gjithë gjasat janë, ndyshimi i formulës së votimit do të jetë i vështirë të ndryshohet./abcnews
Diskutime rreth kësaj post