Në një kohë që vendi ynë ka hyrë në një krizë të thellë politike, ku palët janë shumë larg njëra-tjetrës, në zyrat e partive është dorëzuar pak ditë më parë një sondazh i realizuar nga një kompani e huaj në Tiranë, e cila është pajtuar nga një palë e pa interesuar në politikën ditore.
Sondazhi ka kushtuar 15 mijë euro dhe kampioni është 3000 qytetarë nga mosha 18 deri në 65 vjeç.
Pas publikimit të djeshëm mbi projeksionet për Durrësin dhe Shkodrën, sot publikohet ai për Tiranën.
Tiranë
Numri i mandateve 34
PS 38%, aleatët 3-4% (asnjë Parti aleate nuk i kalon 1.5% PSD, deri në 1%)
llogaritur mandate 15-16
PD 34%, LSI, 10%, PDIU, 2%, PLL-LZHK 3-4% aleatët e tjerë 1-2%, llogaritur në mandate 17-18
Parti të tjera jashtë koalicioneve 3%, në këtë përqindje Bindja, Nisma Thurje, FRD, Sfida. (0-2 mandate)
Kampioni 3000, grupmosha 18 deri në 65 vjeç.
Nuk janë llogaritur vetëm vota të pavlefshme, nuk e di, apo të gabuara. Këto nuk janë reflektuar në përqindje.
Diskutime rreth kësaj post