Vendimi i mazhorancës për t’i shkuar deri në fund shkarkimit të Ilir Metës nga posti i presidentit dhe interpretimet e ndryshme të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, kanë sjellë një valë përplasjesh institucionale.
Ardhja e SPAK-ut gjithashtu u ka futur të dridhurat politikanëve shqiptarë. Në rrjetin e tij social, presidenti Ilir Meta ka postuar një video duke e shoqëruar me shkrimin:
“Duke pritur pranverën për të shijuar rafting më të bukur në botë!”
Por çfarë deklaroi pak kohë më parë presidenti Meta? Ai u shpreh se kur të largohet nga politika do të merret me rafting.
Ilir Meta tha:
“Referendum për cdo gjë. Ligji duhet të ishte bërë para 20 viteve. Populli shqiptar nuk zgjedh deputetë, dialog nuk ka, asgjë nuk ka. Populli ka detyrë të mos ikë nga sytë këmbët, të zbatohet e drejta për referendum. Unë e shikoj si mision dhe kur do i rikthej këtë mundësi do të largohem nga politika dhe nga Tirana, jo jashtë shtetit, por për rafting. E kam këtë mision, që popullit tia kursejmë këtë tallje. Tani zgjidhja është vetëm referendumi nuk ka zgjidhje tjetër në Shqipëri. Mos mbani shpresat te askush. Cdo gjë tjetër është të humbisni kohë dhe që vendi bie në greminë”.
Nëse Meta po paralajmëron ndryshime në skemën politike me ardhjen e pranverës kjo mbetet për tu parë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post