Para pak minutash, kryeministri Edi Rama ka firmosur marrëveshjen me ministrin turk Murat Kurum për ndërtimin e 500 banesave të reja.
Përmes një konference të përbashkët, Rama është shprehur se kanë zgjedhur zonën e Laçit për zbatimin e këtij projekti të propozuar nga presidenti Erdogan.
‘Siç është bërë e ditur në fazën e dytë të këtij projekti kemi ardhur në fazën e dytë të këtij nënshkrimi. Janë 500 njësi të reja që do të ndërtohen me porosi të presidentit Erdogan dhe ne kemi zgjedhur zonën e Laçit që njerëzit që humbën shtëpitë të kthehen në normalitet.
Nuk është tjesht zëvendësimi i godinave të reja, por edhe një transformim. Ashtu siç këmi folur do t’i japim jetë edhe një projekti tjetër në zonën e Laçit që lidhet me përmbytjet. Kështu do të krijojmë një nga shembujt kuptimplotë’, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post