Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka dhënë sinjale të shpërbërjes së koalicionit opozitar, nëse vendi nuk shkon në zgjedhje të parakohshme.Ndonëse më parë kanë kërkuar ndryshim të sistemit zgjedhor, ditët e fundit opozitarët kanë artikuluar se, nuk duhet domosdoshmërisht të ndryshojë ky sistem, por sipas tyre duhet të rregullohen disa pika. Këtë ka theksuar sot Shehi, i cili në një prononcim për A2, thotë se për hir të zgjedhjeve të parakohshme do ta kapërdijnë çfarëdo lloj sistemi.
“Për hir të zgjedhjeve të parakohshme do ta kapërdijmë çfarë do lloj sistemi, qoftë edhe ky, nuk është më i miri, por mund të jetë mjaftueshëm për të rikthyer një minimum demokracie në Shqipëri. Në qoftë se zgjedhjet do të bëhen në 2021 siç thotë zoti Rama, ky sistem për mua nuk është i vlefshëm”, u shpreh kreu i LZHK.
Por, nëse nuk bëhen zgjedhje para 2021-shit, Shehi paralajmëron se do të rishikojë të gjitha raportet, pa përjashtuar këtu edhe aleancën opozitare.
“Nëse nuk shkohet në zgjedhje të parakohshme edhe ne do t’i rishohim të gjithë pozicionet tona në raport me të gjitha, në radhë të parë në raport me reformën zgjedhore”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post