Deputeti i opozitës së re Alban Zeneli i pyetur nga gazetari nëse i trembet opozita parlamentare një marrëveshje PS-PD që mund të mënjanonte rolin e këtyre të fundit sa i përket Reformës Zgjedhore, ti u shpreh se dy partitë e mëdha nuk e duan këtë reformë.
“Unë kam artikular gjithmonë, ne kemi në dorë vullnetin tonë. Për fat të keq nuk jemi të gjithë bashkë. Një nga arsyet ë madhore që kemi hyrë në atë Parlament është reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi. Ne kemi dhënë një kontribut pozitiv. Tek reforma zgjedhore ka interesa më madhore. PD dhe PS nuk e duan ndryshimin e sistemit, por duke shfrytëzuar edhe këtë jobashkëpunim të një grupi brenda opozitës sonë, ndoshta do e shfrytëzojnë edhe këtë lloj fakti.
Ne duhet të jemi korrekt me veten por edhe qytetarët, unë besoj se është vullneti dhe ndryshimi i gjithçkaje në Shqipëri. Ne duhet të jemi korrekt. Ka ardhur koha që kjo klasë politike duhet të largohet”, tha Zeneli në ABC news.
Diskutime rreth kësaj post