Numri dy i PS, Taulant Balla ka shpërndarë lajmin se Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka zbuluar kur do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare e donatorëve për të ndihmuar në procesin e rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
“Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka njoftuar sot mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare të donatorëve për të ndihmuar në procesin e rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Kjo Konferencë e rëndësishme do të zhvillohet më 17 shkurt 2020 në Bruksel. Mirënjohje institucioneve të Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare për solodaritetin me Shqipërinë.” – shkruan Balla në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post