Një kompani izrealite e ambientit ka gjetur mënyrë të prodhojë ujë nga ajri duke përdorur teknologji të patentuar. Kompania ka emrin GENNY, dhe merret me inovacione. Zbulimi i fundit i saj ka marrë çmime të njohura ndërkombëtare.
Kompania përdor teknologjinë për të marrë ujin atmosferik duke përdorur këtë teknologji unike. Ajo prodhon diku 30 litra të ujit të pijshëm çdo ditë.
Teknologjia funksionon kështu. Një pajisje thithë ajrin në sistemin atmosferik, dhe gjeneruesin e ujit. Aty një filtër i brendshëm pastron ajrin nga pluhuri. Sapo të pastrohet, ajri drejtohet nëpërmjet ndërruesit të nxehtësisë dhe procesit ftohës, dhe kondensohet në ujë.
Uji pastaj filtrohet përsëri që të largojë papastërtitë dhe i shtohen mineralet. Kështu uji bëhet i freskët dhe me kualitet të lartë. Sapo të prodhohet, uji qarkullon vazhdimisht në rezervuarin e brendshëm që të mbajë freskinë.
Uji rezulton të jetë më i freskët se sa uji mesatar që vjen nga sistemet e ujit të pijës.
“Qëllimi i kompanisë sonë është që të eliminojë nevojën për burimet të jashtme të nevojshme për jetë. Kështu ne ndihmojmë njerëzit dhe ambientin”, – thotë Dan Clifford.
Diskutime rreth kësaj post