Eurodeputetja Ramona Strugariu i është drejtuar me një letër Presidentit të Republikës Ilir Meta ku kërkon sqarime lidhur me çështjen e deportimit në Turqi të gylenistit Harun Çelik.
Në letrën e saj ajo kërkon që ti bëhen të ditura rrethanat dhe baza ligjore nën të cilat është ndërmarrë procedura e dëbimit të Çelik.
Më tej ajo kërkon gjithashtu që të vihet në dijeni nëse mësuesi turk ka kërkuar azil politik dhe si është zhvilluar kjo procedurë.
Strugariu kërkon sqarim nëse Turqia kishte nisur ligjërisht një kërkesë ekstradimi për Çelik dhe nëse një gjykatë në Shqipëri kishte vendosur për deportimin e tij.
Në postimin e saj në Twitter ku ka bërë publike letrën, Ramona Strugariu i është drejtuar gjithashtu kryeministrit Rama, ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, Kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe ambasadores shqiptare në Rumani, Suela Janina.
Diskutime rreth kësaj post