Deputeti Myslim Murrizi tha se aleatët kanë zgjedhur të heshtin lidhur me kërkesën për lista të hapura, pasi sipas tij janë kërcënuar ose korruptuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili sipas tij i ka ofruar në këmbim ndonjë posti.
Murrizi flet për një marrëveshje të fshehtë mes Bashës dhe kryeministrit Rama.
“Nëse Rama merr ndihmën e Bashës , kanë mundësi të joshin si ka joshur Basha aleatët, nëse funksionon modeli i blerjes me klering duke premtuar vende, ose para cash, le të plasin këto lloj pisllëku. Le t’i blejnë, le t’i marrin. Është shumë e mundur. Dështimi do të jetë i këtyre dy bilbilave dhe kllouneve që kanë këto bilbila mbrapa. Dëgjova disa aleatë që thoshin se po të bëhet zgjedhjet në qershor, jemi dakord të jetë ky sistem. Nuk e di nga çfarë nisen, ndoshta nga temperaturat. Ai ndoshta i kërcënon, ose i ka premtuar ndonjë vend. Zgjedhjet do të jenë në 2021. E ka thënë, ashtu si kam thënë se do të bëhen zgjedhjet lokale dhe ashtu si kam thënë se do dorëzohen të gjitha bashkitë, ashtu si i dorëzuan si qingja. Bashkëveprimi mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare po humbet sepse Rama dhe Basha nuk duan të humbasin monopolin e shtetit “, – deklaroi Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post