Partia Demokratike ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, teksa rikujton kushtet e mjerueshme, në të cilat jetojnë qytetarët e prekur nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.
Përmes një videoje të montuar në publikuar në faqen e “Facebook”, PD risjell në vëmendje një deklaratë të kryeministrit Edi Rama, që thotë: “Kërkoj të më lexoni drejt e në sy, teksa iu shoh të gjithëve në sy”.
Ndërkohë, më tej, shfaqen thirrje të qytetarëve të prekur nga tërmeti, të cilët i kërkojnë Ramës t’i shohë në sy dhe të pranojë dështimin e tij.
“Edi, na shiko në sy dhe prano dështimin tënd”, – thonë banorët.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post