Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar Shqipërinë për marrjen e kryesisë së OSBE-së për vitin 2020. Përmes një statusi në ‘Twitter’, ai shprehet se mezi pret të punojë me kryeministrin Edi Rama për të çuar përpara misionin e përbashkët për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Thaçi shton se ndihet i lumtur për të parë një listë gjithëpërfshirëse të përparësive që i japin përparësi paqes dhe pajtimit.
‘Urime #Albania për marrjen e kryesisë së OSBE-së për vitin 2020. Mezi presim të punojmë me kryeministrin @ediramaal për të çuar përpara misionin tonë të përbashkët për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. I lumtur për të parë një listë gjithëpërfshirëse të përparësive që i japin përparësi paqes dhe pajtimit’, – shkruan kreu i shtetit.
Diskutime rreth kësaj post