Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka sulmuar ashpër Lulzim Bashën. Sipas tij kryedemokrati ka humbur besimin tek qytetarët. Kulluri thumboi Bashën lidhur me financimin e Partisë Demokratike.
“Rotacion politik do të ketë kur të ketë një alternativë më të mirë. Lulzim Basha nuk ngjall besim për një rotacion politik te shqiptarët. Lul Basha tallet. Çdo 6 muaj bën nga një aventurë. Problemi është që kur kryetari i PD bën takim me degën e PD në Vlorë dhe i vijnë vetëm 120 veta në takim, çfarë duhet të presësh më”, – u shpreh Kulluri në Report Tv.
“Ai mos të akuzojë Ramën kot, se e di ai shumë mirë për financimin e partive. Nëse do ketë një rotacion nesër unë dua të di nëse do të ndryshojë gjë në modelin e qeverisjes. Një gjë është e sigurt se Basha ka treguar se nuk ka lidhje me krimin. Por ku vjedh zgjedhjet për vete nuk më jep besim se nuk do t’i vjedhë edhe zgjedhjet për qeverinë” – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post