Shqipëria do marrë nesër zyrtarisht drejtimin e OSBE-së. Presidenca do të ndahet në drejtim mes kryeministrit Rama që është dhe ministër i Jashtëm dhe Gent Cakaj që është Ministër i Jashtëm në detyrë.Për ish-ministren e Jashtme, Arta Dade, ky është vetëm një nga nonsenset në vendin tonë.
Vajtja në Vjenë e Ramës sipas saj i jep kredibilitetin e duhur marrjes së këtij angazhimi të rëndësishëm, por në përditshmërinë e saj OSBE, thotë ajo, do të drejtohet nga një ‘çunak’ pa përvojë, duke ju referuar Cakaj.
“Janë nonsense që kanë ndodhur në Shqipëri dhe është për të ardhur keq sepse nuk është vetëm në këtë drejtim por dhe drejtime të tjera në ekonomi, çështje sociale dhe mjaft drejtime të tjera ka defekte të jashtëzakonshme dhe madje kam menduar se vendi nuk po qeveriset.Uroj që Shqipëria të ketë një presidencë të suksesshme, është mjaft vështirë të arrihet. Më vjen mirë që kryeministri ka vajtur atje për të marrë këtë presidencë, sepse nuk është vetëm Kryeministër por edhe ministër i Jashtëm. Por në aspektin e përditshëm të kësaj presidence patjetër që kjo do të drejtohet nga një “çunak” pa përvojë.”– tha Dade.
Diskutime rreth kësaj post