Jozefina Topalli, e ftuar tek Rudina komentoi edhe një nga çështjet e konsideruara si më problematiket ditët e fundit në vend.
“Vendi ynë sot ka një problem dramatik në dy aspekte: E para është ulja e lindshëmrisë dhe e dyta emigracioni. Është dramatike kur shikon që shkollat mbyllen se s’ka më nxënës, është një alarm, alarm i madh. Si nënë unë kuptoj dhimbjen e atyre nënave që i kanë ik fëmijët. Kështu që nëse ka një emergjencë sot në vendin tonë është shpopullimi. Ne aq jemi, por që të rrudhemi e pakësohemi kaq shumë, ky është problemi më i vështirë. Është koha të ndryshojnë diçka.
Kur gjërat shkojnë keq në familje, apo në qytet, apo në shtet, duhet ta ndryshojmë, kështu që duhet ta nisim nga vetja. Duhet të lindim më shumë fëmijë, të mos bëhemi egoist.As nënat tona nuk ishin të pasura kur kanë bërë shumë fëmijë. Mendoj që nënat duhet të jenë më të forta për të shtuar familjen. Shteti duhet t`i jetë krah gjithsesi.Kam ardhur sot për të mos folur vetëm për nipin tim, por edhe për të dhënë një mesazh, sepse s’jam pjesë e institucioneve për të qenë zë në këto problematika”, tha Jozefina.
Diskutime rreth kësaj post