Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e ftuar tek emisioni i Rudinës tregoi emocionet e të bërit gjyshe dhe kujtoi edhe ardhjen në jetë të vajzës.Këtë detaj ajo nuk e kishte treguar asnjëherë më parë.
“Ardhja e Megit në jetë ka ardhur në një mënyrë të pazakontë. Unë e kam lindur ditën e varrimit të babit tim. Lindja e saj ndodhi pak orë pasi ai vdiq, domethënë u përshpejtua nga kjo që ndodhi. E mbaj mend atë ditë me shumë emocion.
Mbaj mend që arkivoli i babait tim kaloi përballë maternitenit. Janë këto ngjarje që të bëjnë ta shikosh ndryshe jetën, për më shumë mirëkuptim në familje dhe harmoni”, rrëfeu Jozefina në Klan.
Diskutime rreth kësaj post