Ish-ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj, ka komentuar konfliktin Iran-SHBA dhe kërcënimin e Iranit. Ai tha se kjo nuk e prek Shqipërinë, pasi deklarata ishte hakmarrje ndaj vendeve aleate të SHBA në Rajonin e Lindjes së Mesme dhe jo vendeve europiane.
I ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News24”, Mustafaj tha se megjithatë Shqipëria është vendi më i ekspozuar ndaj këtij rreziku sa i përket Ballkanit pasi ka marrë përsipër të strehojë 3 mijë muxhahedinë, ndërsa vitin e kaluar i dëboi një ambasador i cili ishte një figurë e lartë në shërbimin informativ të Iranit.
“Shqipëria rrezikohet sigurisht por Irani nuk ka përmenduar vende europiane por vetëm vende të Rajonit të tyre që janë aleate të SHBA. Ne jemi vendi më i ekspozuar në Ballkan sepse kemi strehuar 3 mijë muxhahedinë. Kam shumë frikë. Agjencitë tona Kombëtare kanë kapacitete jo të mëdha për të hetuar rrezikun që mund të vijë për këtë gjë.
Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit dhe kjo nuk arrohet lehtë prej tyre. Ambasadori iranian këtu ishte një nga figurat kryesore të iranit në fushën e shërbimeve sekrete. Irani e dërgoi në Shqipëri dhe kjo do të thoshte se ata e kishin në vëzhgim Shqipërinë dhe rolin e muxhahedinëve këtu. Shqipëria duhet me patjetër të komunikojë me aleatët, të kërkojë ndihmë prej agjencive kombëtare të aleatëve pasi ne jemi vend i NATO dhe aleat i SHBA dhe mund të shkëmbejë informacione apo t’u kërkojë ndihmë.”– tha Mustafaj,
Diskutime rreth kësaj post