Prej ditë ka qarkulluar lajmi për një shkarkim të mundshëm të Gent Cakajt nga kryeministri Edi Rama.Zërat thonë se kryeministri ka debatuar me ministrin por sot të dy janë shfaqur së bashku në Vjenë në zyrat e ekipit që do marrë drejtimin e OSBE.
“Në zyrat e ekipit që do të mundësojë drejtimin e suksesshëm të OSBE, të cilin Shqipëria e merr zyrtarisht nesër”, tha Rama teksa komplimentoi ekipin duke e cilësuar “perfekt”.
Në ekipin kryesues 60% janë shqiptarë dhe pjesa tjetër të huaj ku bëjnë pjesë, italianë, norvegjezë, gjermanë etj.
Vlen të thuhet se në video dëgjohet vetëm zëri i kryeministrit që flet në gjuhën angleze dhe asnjë fjalë nga ministri Gent Cakaj.
Siç Rama është shprehur disa ditë më parë, respektimi i të drejtave të njeriut, parandalimi i përshkallzimeve të konflikteve, si dhe përqendrimi për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, janë objektivat e Shqipërisë gjatë kryesimit të OSBE-së.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post