Në një hartë të Evropës të postuar nga Agjencia Shtetërore për Investime në Shqipëri shihet se mungon shteti i Kosovës. Harta ishte përshkruese ku tregoheshin statistika ekonomike të vendit.
Nuk është hera e parë që ndodh kjo në Republikën e Shqipërisë. Para disa muajve në librat e shkollës fillore kishte ndodhur i njëjti gabim.
Për këtë ishte bërë bujë e madhe dhe Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, kishte kërkuar falje.
Këso gabimi kishte bërë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në një hartë të cilën e kishte postuar në faqen e tij në Facebook mungonte shteti i Kosovës, dhe shfaqej si pjesë e Serbisë.
Diskutime rreth kësaj post