Moderatorja Arbana Osmani ka postuar një foto për të na rikujtuar se studiot e “Dua të të bëj të lumtur” po bëhen gati. Por, si çdo postim i personazheve të njohur për publikun, nuk mund të mungojnë as komentet fyese, ose kritikuese.
“Je plakur shumë, futja ndonjë botox”,- shkruan një ndjekëse në postimin e Arbana Osmanit.
Ndërsa nuk ka munguar një replikë nga ana e moderatores: “Jo mi, mirë jam, thjeshtë s’kam vënë filtrat e bukurisë së përjetshme”.
Moderatorja së shpejti do të rikthehet në ekranin e Top Channel me programin e saj të njohur “Dua të të bëj të lumtur”.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post