Avokati Altin Goxhaj ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me shifrat e publikuara nga shoqata e serbëve në Shkodër, sipas të cilës janë 27500 serbë dhe serbishtja është gjuhë e dytë.
Goxhaj shkruan se kjo provon tezën mbi planin për copëtimin e Shqipërisë nga Serbia dhe Greqia brenda 20-30 viteve të fundit.
“Hapi i parë që do të bëjë Koalicioni për Shqipërinë me rastin në fjalë është nxjerrja jashtë ligjit duke çuar në Gjykatë kështu farë shoqatash që cënojnë rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Shqiperise dhe ndalimin e TVSH së transmetuari në gjuhën serbe!!!”, shkruan Goxhaj.
Sipas tij, Jugosllavia e Re nëpërmjet mini-Schengenit Ballkanik është instrumenti kryesor i pushtimit serb në ekonomi, në pasuritë e patundshme dhe ndryshimet fillestare demografike.
Postimi nga Altin Goxhaj:
Ja si vërtetohet teza jonë e Planit për Copëtimin e Shqipërisë nga Serbia dhe Greqia brenda 20-30 vjetësh:
SOT NE SHKODËR, SHOQATA E SERBEVE: JEMI 27500 SERB, SERBISHTJA GJUHË E DYTË
Jo po ja fusim kot ne për Axhenden Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë dhe Ripopullimin brenda 10 vjetësh dhe Asimilimin e Shqipërisë duke e copëtuar brenda 20 vjetësh (pasi të kenë mbet më pak se 1 milionë shqiptarë dhe 2 milionë të ardhur) në favor të Serbisë, Greqisë..
Jugosllavia e Re nëpërmjet mini-Schengenit Ballkanik është instrumenti kryesor i pushtimit serb në ekonomi, në pasuritë e patundshme dhe ndryshimet fillestare demografike!!!
Hapi i parë që do të bëjë Koalicioni për Shqipërinë me rastin në fjalë është nxjerrja jashtë ligjit duke çuar në Gjykatë kshu fare shoqatash që cënojnë rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Shqiperise dhe ndalimin e TVSH së transmetuari në gjuhën serbe!!!
Diskutime rreth kësaj post