Deputeti Lefter Maliqi është shprehur se 2019 është viti më i zi për shqiptarët, ku varfëria dhe papunësia arritën kulmin, ndërsa njerëzit po largohen nga vendi për shkak se nuk ka shpresë.
“Këtu drejtojnë krimi, mafia. Këtu emërohen deputetë dhe kryebashkiakë të lidhur me krimin. Përgjimet e publikuara tregojnë se këtu krimi dhe mafie përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe në vend që të ketë drejtësi, shpërblehen drejtuesit e policisë që lejuan krimet elektorale”, tha Maliqi.
Sipas tij, krimi dhe të korruptuarit lëvizin lirshëm.
“Shikoni se çfarë ndodh në fillim të 2020, grabitje dhe vrasje, ndërsa shteti fle gjumë. Kemi një administratë të kapur, nën shantazh dhe nën presion, pasi drejtorët janë emëruar nga oligarkët. Sot nuk kemi deputetë të zgjedhur nga populli, por të emëruar. Edhe policinë po e mbajnë nën presion nëpërmjet Vettingut”, tha Maliqi.
Sipas tij, përballë këtyre situatave, shqiptarët duhet të nisin protestat e fuqishme, deri në largimin e Rilindjes.
Diskutime rreth kësaj post