Diskutimet për ndryshimin ose jo të sistemit zgjedhor ka qenë në qendër të vëmendjes edhe gjatë këtij fillim viti. Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se ndryshimi i sistemit politik duhet të kthehet në një kauzë të fortë për të gjithë, duke shtuar se janë identifikuar të gjithë kundërshtarët e këtij sistemi. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se sistemi politik gjatë 30 viteve të fundit ka degraduar.
“Ndryshimi i sistemit politik, jo si qëllim në vetvete, por si instrumenti më i përshtatshëm për të sjellë ndryshimin, duhet të kthehet në një kauzë të fortë për të gjithë ata që e besojnë atë. Sot i kemi të identifikuar kundërshtarët, të cilët nuk po fshihen më pas heshtjes së tyre dhe as nuk po bëjnë më sikur po mendohen. Janë të njëjtët, në fakt, po ata që kanë qenë edhe para nisjes së këtij debati. Natyrisht, që janë të mëdhenj edhe të fuqishëm, por nuk janë të pathyeshëm. Ajo është një kauzë e madhe, sepse përkrahet nga një masë dërrmuese shqiptarësh të papërfaqësuar, të cilët e duan dëshpërimisht ndryshimin në këtë vend. Dhe si e tillë ajo është e mjaftueshme për të mbledhur rreth vetes të gjithë ata, që nuk pajtohen me këtë sistem të degraduar politik, që ka prodhuar përbindësha dhe mënxyra për Shqipërinë, në këto 30 vjet”, u shpreh Patozi.
Sipas kreu të BD, nuk është për tu çuditur fakti që të gjithë aktorët politikë u kujtuan pas zgjedhjeve të 30 qershorit për ndryshimin e sistemit. Kjo bëhet sipas tij, për t’i paraprirë shpalljes së platformës për reformën zgjedhore nga PD dhe për të mos ja lënë lulzim Bashës të gjithë ngarkesën e një akti të qartë kundër interesit publik.
“Po shoh se po përjetohet me shumë zemërim dhe revoltë shfaqja e pjesës kryesore të politikës zyrtare si mbrojtëse e sistemit tonë të kalbur politik. Ndërsa unë, nuk jam as i çuditur dhe as i zemëruar, sepse e kam thënë dhe e kam pritur prej kohësh që pikërisht këtu do të mbërrinim. Arsyeja se përse pritën deri sot dhe pastaj shpërthyen të gjithë njëherësh si fishekzjarrë me telekomandë, nuk ka të bëjë me ndonjë mëdyshje, e aq më pak me ndonjë debat midis tyre gjatë kësaj letargjie politike, që nisi menjëherë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Thjesht e bëjnë tani për t’i paraprirë shpalljes së të ashtuquajturës platformë për reformën zgjedhore nga Partia Demokratike, për të mos ia lënë Lulzim Bashës të gjithë ngarkesën e këtij akti kundër interesit publik”, u shpreh kreu i BD Astrit Patozi.
Diskutime rreth kësaj post