Shumë njerëz refuzojnë të udhëtojnë në vendet e largëta me avion për shkak të frikës që kanë nga lartësia dhe probleme të tjera që mund të iu shfaqen atyre, mirëpo ka mënyra të ndryshme të cilat janë shumë të lehta për t’u praktikuar që ta largoni këtë frikë.
1. Kontrolloni frymëmarrjen
Kur ndiheni nervozë është e rëndësishme të mësoni të kontrolloni frymëmarrjen. Ideale është të mbash frymën, pastaj të fillosh të thithësh dhe të nxjerrësh frymë shumë thellë.
2. Të kontraktosh muskujt
Për të limituar më tej ankthin këshillohet të kombinoni frymëmarrjen e thellë me kontraktimet muskulore. Në këtë mënyrë bojkotohen sinjalet nervoze që duke përshkuar provokojnë stres.
3. Të qetësoheni
Piloti dhe ekuipazhi duan të fluturojnë, për ta është një ambient i sigurt dhe normal për të qëndruar. Edhe pse konsiderohet që pilotët janë të mbrojtur dhe të mësuar dhe duke qëndruar në ajër është më e lehtë të qetësohesh.
4. T’u besosh pilotëve
Mbani në mendje që pilotët janë të nënshtruar nga procedurat e përzgjedhjeve shumë të ngurta dhe janë profesionistët më të kontrolluar dhe të formuar të tokës. Çdo gjashtë muaj janë subjekt i testeve të stimulimit.
5. T’u besosh kontrolleve ajrore
Duhet ditur që aeroplanët e biznesit janë të nënshtruar nga revizionet dhe kontrolle para çdo fluturimi nga pilotët përpos inxhinierëve. Mirëmbajtjet rutinë kryhen rregullisht në intervale precize nga inxhinierë të autorizuar.
Diskutime rreth kësaj post