Në studio, mes dy kolegëve, pra gazetarit Denis Dyrnjaja dhe Andi Buashatit u diskutua se çfarë hapash duhet të ndërmarrë PD-LSI për të rrëzuar qeverinë Rama. Dhe në qoftë se do të shkonim në zgjedhje të parakohshme, opozita i fiton këto zgjedhje siç pretendojnë dy krerët e dy partive më të mëdha opozitare Kyremadhi-Basha.
idhur me këto diskutime Bushati kishte rezervat e tij. Ai u shpreh në studio se në situatën e ndodhur sot opozita e ka të vështirë për ta mundur qeverinë aktuale. Ai ngriti kritika për opozitën duke thënë se ata nuk kanë bërë një formim radikal dhe të mbanin një qëndrim të tillë në momentin që i dogjën mandatet. Gjithashtu Bushati u shpreh se me ndihmën e parave të oligarkëve, ndihmën e krimit dhe të gjithë bashkitë e vendit në shërbim të tij, Kryeministri Edi Rama është deri diku i pa rrëzueshëm.
“Këto në këndvështrimin tim janë premtime që bëheshin si gënjeshtrat aty për atyshme, po të shikosh frekuencën e tyre bëhen dy, tri ditë përpara mitingjeve. Me idenë që këtë herë do ta rrëzojmë dhe do të mblidhen sa më shumë. Nga njëra anë për mua një regjim siç e quaj unë këtë të Edi Ramës, sot nuk është turp që nuk mund ta përmbysësh dot as me protesta as me rrugë të dhunshme as me gjë tjetër. Këtu unë opozitën në një farë mënyre e amnistoj, ajo ku unë opozitën nuk e amnistoj, është se gjithë këtë kohë që në pikën që dogji mandatet, ajo nuk ka bërë formim radikal dhe nuk ka ofruar një qëndrim të ndryshëm që të më bindi mua dhe juve. Se nëse nesër unë do të vij në pushtet unë nuk do të sillem njësoj si Edi Rama si Sali Berisha dhe Fatos Nano dje. Vetëm një krijim i bindjes që një model i tillë mund të implementohet, mund ta bëjë alternativë të vërtetë opozitën. Në qoftë se ne kemi një opozitë të njëjtë ndaj Edi Ramës le të jetë edhe me sondazhe 5,7 % para, Rama ja vjedh me Avdylajt, dhe ato metodat e Dibrës dhe Zogut të Tiranës. Duhet një op aq i madh transformues, unë nuk kam asnjë shpresë, me gjendjen që është sot nuk kam asnjë shpresë” u shpreh Andi Bushati.
I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja se nëse vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme, opozita do të ishte e gatshme të rivalizonte partinë aktuale e cila është në krye. Përgjigja e Bushatit ishte e prerë jo, sepse sipas tij, në këto kushte që jemi qeveria Rama është e pakonkurrueshme.
“Përgjigja është e prerë jo. Përse jo? Ne i kemi parë zgjedhjet prej 30-të vitesh në Shqipëri balanca pushtet opozitë gjithmonë luan 3, 4, 5 %. Me mënyrën se si është korracuar Edri Rama, me paratë e oligarkëve me mbështetjen e krimit, dhe me kapjen e çdo institucioni të pavarur në vend, në zgjedhje ai këtë 4-5 % e transformon shumë kollaj. Pra edhe në qoftë se n do të kishim një opozitë PD-LSI, që mund ta mundte me zgjedhje të lira dhe të ndershme Edi Ramën. Në këto kushte që jemi të një pushteti monist me të gjitha bashkitë që kontrollohen nga Edi Rama, është e pamundur që ta mundësh Ramën me këto 4-5 përqind për ta mundur. Prandaj më duket një gjë shumë qesharake që po bëmë këtë kodin zgjedhor që na ka thënë OSBE-ja ne do ta mundim Edi Ramën. Nuk është e keqa e Shqipërisë kodi zgjedhor, e keqa e Shqipërisë është lidhja e pushtetit me krimin dhe paratë okulte. Pa prerë këto dy gjëra pushteti i Edi Ramës është i pa rrëzueshëm”, e përfundoi fjalën e tij Bushati.
Diskutime rreth kësaj post