Pasi mblodhën mbi 50 mijë firma qytetarësh me të drejtë vote, përfaqësues të Nismës Thurje i dorëzuar bashkëkryetares së komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, propozime që synojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Nisma thurje kërkon që në zgjedhjet e ardhshme të votohet me një sistem zgjedhor proporcional kombëtar me lista të hapura deputetësh.
Rudina Hajdari prej kohësh ka mbështetur idenë e ndryshimit të sistemit zgjedhor, gjë që pati mundësinë ta përsëriste edhe një herë para mediave.
Rishikimi i sistemit, për Ralf Gjonin, jo domosdoshmërisht do të thotë krijim i partive të reja.
Në mbledhjen e fundit të komisionit të posaçëm parlamentar, dhjetorin e kaluar, të njëjtin propozim për kalim në sistem zgjedhor proporcional kombëtar me lista të hapura, e ka depozituar në Kuvend edhe deputeti Myslim Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post