Kantoni i Cyrihut rregullisht zhvillon ankand të autotargave për fanatikët e veturave. Njëri nga ta është edhe Bekim Saiti (30), alias Kim Flamingo. Në momentin që “Kim Flamingo” lëviz me mercedesin e tij të zi nëpër rrugët e Cyrihut, Bekim Sahiti është i bindur se kalimtarët dhe vozitësit mbeten gojëhapur.
Ai e ka nofkën Kim Flamingo dhe thotë: “Njerëzit vështirë se mund të gëlltisin, kur më shohin”, ka pohuar për “Blick” Kimi, njofton Albinfo.ch.
Por nuk është pamja arsyeja e shqiptarit nga Maqedonia, me të cilin ai tërheq vëmendjen e të tjerëve. As vetura e tij, një mercedes ML 63 AMG. Bëhet fjalë për autotargën e tij: ZH 866.
Autotargat me numra treshifrorë janë të pakta dhe shumë të kërkuara nga fanatikët e veturave. Në mars të këtij viti, një blerës i panjohur kishte paguar 150.000 franga për autotargën ZH 987.
Departamentet e komunikacionit rrugor në Cyrih, reegullisht zhvillojnë ankand të autotargave në internet.
Kështu pra, më 13 qershor të këtij viti edhe Kim Flamingo ishte ulur pranë laptopit të tij. Ai po e ndiqte ankandin për autotargën ZH 866.
Për të, kjo ishte një shifër shumë e veçantë: “Vajza ime Aurora erdhi në jëtë më datën tetë dhe gjashtëshja është numri im me fat. Ja pse deshta pikërisht këtë numër”, – ka spjeguar Bekimi.
Oferta fillestare ka qenë 4.000 franga. Pas 22.000 frangave, vetëm nofkat e përdoruesve Zaugg00 dhe Lika AL kishin tejkaluar interesimin e njëra-tjetrës. Në momentin që Lika AL ngriti vlerën në 36.000 franga, Kim Flamingo jep ofertën e tij të parë: 36.400 franga. Për herë të parë, të dytë, të tretë – dhe konkurrentët heqin dorë.
“Absolutisht i kënaqur”, përshkruan shitësi i veturave ndjenjat e tij pas ankandit. “Unë do të kisha paguar edhe 40.000 franga për këtë autotargë”, – thotë ai.
Paraja nuk luan ndonjë rol të madh në jetën e Kim Flamingo. Ju duhet ta shpenzoni për aq kohë sa ta keni atë.
Shumën e ka paguar disa ditë më vonë nga fletëpagesa në post-cash, natyrisht. Autotargën që e mori në Departamentin e komunikacionit rrugor, e vendosi menjëherë në mercedesin e tij.
Për Kim Flamingon nuk është e qartë që dikush mund ta shesë statusin e simbolit: “ZH 866 do ta mbaj deri në fund të jetës sime. Dhe më pas, do t`ia jap vajzës time”.
Diskutime rreth kësaj post