Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale iu sugjeron politikanëve shqiptarë që të konkurrojnë në politikë të konkurrojnë me ide, programe e projekte konkrete, pasi shumë shpejt do të marrë fund qeveria e tepsisë dhe vet tepsia.
“Nuk ka për të qenë më si më parë dhe bashkë me qeverinë e tepsisë do marrë fund edhe vetë tepsia”, shprehet Manjani.
Ai shkruan gjithashtu se kush do të bëjë politikë duhet të dalë nga logjika e favoreve të tepsisë.
POSTIMI I MANJANIT:
Edhe një gjë duhet kuptuar.
Cilido, individ apo parti, që mendon se do bëjë një grup shokësh për të mbledhur një thes votash, për të kapë ndonjë zyrë pushteti, për të rrujt ndonjë dorë lekësh, e ka GABIM!!!
Nuk ka për të qenë më si më parë…! Bashkë me qeverinë e Tepsisë do marrë fund edhe vetë tepsia.
Ndaj e vetmja rrugë mbetet që kush do të konkurrojë në politikë duhet të konkurrojë me ide, programe e pse jo projekte konkrete.
Dhe vend për ide e për politikë idesh ka sa të duash.
Nuk bëhet më politikë me fjali që shprehen gjysma me fjalë e gjysma me gjeste. As politikë me vende pune në këmbim të votës, nuk mund të ketë.
Tepsi, favore e vende pune jep qeveria dhe ja si është katandisur. S’ka as qen për emergjenca.
Kush do të bëjë politikë duhet të dalë nga logjika e favoreve të tepsisë që përfaqësohet denjësisht nga qeveria e sotme. Përfaqësohet madje në mënyrën më besnike të mundshme. Askush nuk e mund dot në këtë pjesë!
Por ajo mundet me një ide e projekt të mirë. Unë kështu e mendoj.
Diskutime rreth kësaj post