Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehamtaj foli për Minishengenin Ballkanik ku tha se partia që përfaqëson ka qenë gjithnjë e hapur dhe pro komunikimit dhe bashkëpunimit Rajonal, por ngriti nga ana tjetër pikëpyetje për mënyrën se si po funksionon dhe veprohet në këtë kontekst.
Mehmetaj u pyet për Reformën Zgjedhore dhe qëndrimin apo propozimet e LSI-së për të cilat tha se janë në kohezion dhe në një linjë me PD-në dhe partitë e tjera që janë në koalicionin opozitar.
“Për LSI-në ky vit ka nisur me vrull, siç ishim në Tiranë do të jemi në takime të përditshme me të rinjtë, me qytetarët dhe duke prezantuar programin tonë për një ekonomi të fortë që e bën jetën të sigurt. Do të jetë gjithashtu edhe aksioni ynë opozitar për të denoncuar dhe kërkuar ndryshimin e qeverisjes me aleatët tanë.Ne kemi qenë dhe jemi një parti për të qenë më afër me Rajonin dhe Europën, ndaj ne jemi mbështetës të iniciativave që e zhvillojnë Rajonin, nga ana tjetër jemi kundër polemikave, interesave apo veprimeve që nxisin konflikt dhe përçarje. Në mënyrën se si Rama së bashku me Vuçiç po e prezantojnë këtë projekt. U duk në fillim si një kundër përgjigje ndaj BE-së, apo si një tym për mos-hapjen e negociatave.
Më pas e gjitha kjo tregoi dritëhijet e veta, me mungesën e Kosovës në tavolinë. Ka pasur zyrtarë të lartë të këtij shteti që kanë deklaruar se as nuk kanë qenë të ftuar. Gjithashtu mungesa e Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës e bën këtë iniciativë shumë të çuditshme. Ne kemi pikëpytjet tonë se cili do të jetë përfitimi i Shqipërisë. Ne tregtinë më të madhe e kemi me Kosovën dhe jo me Serbinë. E gjithë kjo zhurmë ka ardhur shumë e paqartë si tek ne ashtu edhe tek qytetarët. Këto janë projekte që nxisin konflikte dhe skepticizëm, këto pikëpyetje ngrihen edhe nga partnerët tanë ndërkombëtar”.- tha ish deputetja për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post