Gazetarja dhe drejtorja e lajmeve të Euronews Albania, Ilva Tare ka pyetur presidentin serb Aleksandër Vuçiç nëse mendonte se ishte koha që t’i kërkohej falje shqiptarëve për krimet e luftës në Kosovë, sikurse liderët serbë kanë bërë në të shkuarën me Bosnjen dhe Kroacinë.
Ajo e çoi më tej pyetjen kur i kujtoi presidentit Vuçiç se kritikët e tij më të mëdhenj pretendojnë se ai ka qenë makineri e propagandës dhe se i ka mbështetur ato krime.
Pas këtyre pyetjeve Vuçiç braktisi intervistën.
“Nuk e kam bërë kurrë këtë dhe nuk e kam thënë kurrë këtë por nëse ju thoni kështu, nëse është më e lehtë për ju, nëse kjo do ishte arsye e mjaftueshme për të mbështetur në një farë mënyre teoritë tuaja konspirative, ju uroj më të mirat,” tha Vuçiç dhe më pas largohet.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post