Deputetja e opozitës Rudina Hajdari tha se 2020-a pritet të jetë vit që do japë lajmin e shumëpritur shqiptarëve: Reforma zgjedhore do të jetë gati.
“2020 do jetë patjetër përfundimi i reformës zgjedhore, reformës në drejtësi, do jetë vit i rëndësishëm pas vitit që lamë pas, do jetë i vështirë po ashtu, por një vit së vërtetës. Partia Demokratike por edhe partitë e tjera opozitare e panë veten ngushtë se nuk kishin mundësi për të dhënë kontributin brenda parlamentit.
Janë bërë më të ndërgjegjshëm, më të ndërgjegjshëm se një vit më parë se po ta mbani mend, një vit më parë ishin më pak te predispozuar për t’u marrë me reformën zgjedhore”, u shpreh Hajdari për Report Tv.
Pyetur nëse do të ketë parti të re, Hajdari tha:
“Nuk do ndalem, do shoh mundësinë të jap kontributin tim modest. Demokracia në vend ka çaluar vitet e fundit dhe mendoj se 2020 duhet të jetë rikthimi në bazë dhe ringritja e një demokracie të shëndoshe”.
“Kjo është për t’u parë. Disa gjëra duhet t’ua lëmë surprizave”, përfundoi Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post