Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka zbuluar se platforma e opozitës për Reformën Zgjedhore është përqendruar vetëm të administrimi i sistemit zgjedhor dhe jo tek ndryshimi i sistemit. Më konkretisht, Shehi tha se opozita është përqendruar për të shmangur vjedhjen e votës dhe administrimin e Zgjedhjeve.
“Ndryshimi në disa elementë të administrimit zgjedhor. Kodi zgjedhor, pjesë e sistemit që prodhon politikë dhe administrimit që prodhon votën, u jep të drejta qytetarëve, por që nuk ka një efekt në politikën reale. Me këtë pjesë të sisytemit, nuk ka hyrë fare në temë.
Jemi marrë vetëm se si do administrohen zgjedhjet e reja, si qytetarit të mos i vidhet vota, me pak fjalë burokracia zgjedhore pse administrimi. 18 muaj kohë e mjaftueshme për të hyrë lojtarë të rinj në fushë, nëse zgjedhjet bëhen në 2021 të ndryshohet sistemi. Ky sistem krijon një lloj fuqie centrifuge nga shteti shqiptar. Nëse bëhen zgjedhjet në pranverë do kapërdihen çdo lloj sistemi”, tha Shehi.
Diskutime rreth kësaj post