Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ngjarjen e rëndë në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe. Sipas Hoxhës situata për arrestimin e autorit nuk u menaxhua mirë.
“Ka një shprehje në malësi që thonë se trim është ai që rrudh trurin jo ai që rrudh gishtin. Duhet një ndërhyrje që ngjarja të mos eskalojë, që të ketë hakmarrje apo një zinxhir vrasjesh të tjera. Ndërsa për sa i përket ngjarjeve të Lushnjes, për fat të keq, ne jemi një javë më vonë pasi ka ndodhur, është një ngjarje me kamera sigurie, që domethënë e kanë si film, është një ngjarje e zbardhur për prokurorin. E provuar si ngjarje, dihet se kush është, dhe të mos e kapësh dot ,lë shumë për të dëshiruar. Në Lushnje dihet kush vret, dhe nuk kapin dot vrasësit, mos të kapësh edhe këtë të kryetarit të bashkisë dhe të mos reagosh….Kush e ka penguar atë ditë policinë e shtetit të ngrinte në ajër helikopterin. Për çfarë e kemi helikopterin? Nga keq organizimi, apo keq menaxhimi i situatës?
Nuk dua të spekuloj sepse është ende herët, kryetari i bashkisë është rikthyer përsëri në zyrë. Dyshimet janë shumë të forta që kemi të bëjmë me një motiv të cilin nuk e thotë as kryetari i bashkisë, sepse pret ta thotë drejtësia, ndërkohë që drejtësia nuk ka kapur shoferin e tij. Kemi një kryetar bashkie të mazhorancës të nëpërkëmbur e të tronditur, kemi një autor të pakapur vërdallë nëpër Shqipëri. Uroj që herët e tjera të vijmë me diçka më pozitive, dhe jo më me polici që nuk i kap dot autorët, me prokurori që sdi asgjë dhe pushon dosjet, dhe me opozitë dhe pozitë që fajësojnë njëri-tjetrin, dhe me kryeministër që thotë “kokat hënkshin”, këtu po vriten njerëz të pafajshëm nuk është kaq e thjeshtë. Pra prognoza e këtij fillim viti nuk është e mirë”, tha Hoxha në abc news.
Diskutime rreth kësaj post