Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga studio e emisionit “Top Talk”, u shpreh se LSI është e hapur për të rinj të reja profesionistë, të aftë që kanë bërë një karrierë jashtë jetës politike për të kontribuuar dhe marrë edhe poste drejtuese në LSI.
“Konventa e ditës së shtunë, thoshte që ne si Lëvizje Socialiste për Integrim, pra unë, zoti Manjani, zoti Vasili, Luan Rama e të gjithë të tjerët, po themi në investimin tonë , unë 15 vjeçar, zoti Manjani 6 vjeçar, zoti Luana Rama 8 vjeçar, zoti Vasili 15 vjeçar e shumë të tjerë, po ua japim investimin tonë në Lëvizjen Socialiste për Integrim, disa fytyrave të reja që të vijnë dhe ta marrin.
Dhe dyert janë të hapura për të kandiduar për deputetë, për administratë, për komisionet politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pse jo dhe drejtues të partisë. Dhe ajo që unë mendoj, që ndoshta kemi edhe një keqkuptim nga ju, është që të largojmë fytyrat e vjetra, sepse ne që kemi qeverisur nuk kemi më pse të rrimë vërdallë dhe t’u imponohemi të tjerëve. Hajde t’u hapim rrugën djemve dhe vajzave të reja.”.- u shpreh Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post