“Jashtëtokësorët ekzistojnë dhe mund të jetojnë midis nesh”. Kjo është deklarata e bujshme e bërë nga austronautja e parë britanike në hapësirë, Dr. Helen Sharman.
Austronautja, e cila u ngjit për herë të parë në hapësirë 28 vjet më parë, tha që ekzistojnë forma të tjera të gjalla të jetës në univers, të cilat nuk mund t’i perceptojmë me shqisat tona.
Në një intervistë për revistën “Observers”, ajo tha:
“Jashtëtokësorët ekzistojnë, nuk ka dilema për këtë. Ka kaq shumë miliarda yje atje në univers sa që duhet të ekzistojnë të gjitha llojet e formave të ndryshme të jetës.”
Dr Helen Sharman, e cila ishte një kimiste 27-vjeçare kur vizitoi stacionin hapësinor Mir të Rusisë në maj të vitit 1991, aplikoi për të qenë austronaute dhe u përzgjodh si më e mira mes 13 mijë konkurentëve të tjerë.
Teksa janë bërë thuajse 30 vjet nga arritja e saj historike, austranautja e lindur në Sheffield u bë një ndër të parët njerëz të shkencës që pohon ekzistencën e jashtëtokësorëve.
56-vjeçarja shtoi:
“A do të jenë ata si ne, të përbërë nga karboni dhe azoti? Ndoshta jo. Është e mundur që ata të jenë këtu midis nesh, por ne s’mund t’i shohim dot.”
Ndër të tjera ajo foli edhe për udhëtimin e saj me anije kozmike, kur pa për herë të parë Tokën nga hapësira, moment të cilin u shpreh se nuk do ta harronte kurrë.
Austronautja u shpreh:
“Nuk gjë më të bukur në botë sesa të shikosh Tokën nga lart. Nuk do ta harroj kurrë herën e parë që e pashë.”
Diskutime rreth kësaj post